Beograd, Daçiç falënderon Korenë e Veriut që nuk e njeh Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka falënderuar ambasadorin e Koresë së Veriut, Ri Pyong Du, i cili është i akredituar në Serbi si jorezident nga Rumania, që vend i tij nuk e njeh shtetin e pavarur rë Kosovës. Duke konstatuar se në mes të Serbisë dhe Koresë së Veriut nuk ka çështje të hapura, Daçiç tha se pret që edhe në të ardhmen, ky vend nuk do ta njeh Kosovën.

Duke qenë se në website-in e Ministrisë së Jashtme të Serbisë ky është lajmi kryesor dhe arritja më e madhe e diplomacisë serbe, theksohet se Daçiç ka përsëritur qëndrimin serb për zgjidhjen e çështjes bërthamore në gadishullin korean në rrugë paqësore, ndërsa ka përshëndetur pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore që u zhvilluan në Pyeong Chang të Koresë së Jugut, me shpresën se ky trend pozitiv në marrëdhëniet në mes të dy vendeve, do të vazhdoj në të ardhmen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne