Beograd, në xhaminë e mbushur Bajrakli u fal namazi i Fitër Bajramit

Në xhaminë e mbushur Bajrakli me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit u fal namazi i Fitër Bajramit të cilës i priu Reis-ul-ulemaja i Bashkësisë Islame të Serbisë, Sead Nasufoviç, ndërsa pas faljes së namazit, në oborrin e xhamisë u shtrua sofra e Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Reis-ul-Ulemaja i sapozgjedhur i Serbisë, Nasufoviç rikujtoi se besimtarët pas agjërimit të Ramazanit, sot festojnë Bajramin, e cila është një ditë, që shënon ditën e shpërblimit.

Besimtarët në xhaminë Bajrakli mëngjesin e sotëm kanë patur mundësinë që të dëgjojnë ligjëratë dhe pjesë nga Kurani si dhe ilahi të zgjedhura. Pas përfundimit të namazit të Bajramit, besimtarët i uruan njëri-tjetrit Bajramin.

Muslimanët anë e kënd botës sot festojnë një nga dy festat më të mëdha, Fitër Bajramin, i cili zgjat tre ditë. Fitër Bajrami është festë e cila shënon përfundimin e Ramazanit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne