Beogradi “zien” kundër Vuçiç, protestuesit bllokojnë televizionin shtetëror

Mijëra njerëz kanë rrethuar të shtunën në mbrëmje, ndërtesën e Televizionit Shtetëror të Serbisë (RTS) në Beograd, gjatë protestave anti-qeveritare duke kërkuar forcimin e lirisë së medias.

Siç raporton AP, turma e protestuesve u grumbullua jashtë ndërtesës së RTS në Beogradin qendror për të shprehur pakënaqësinë e tyre me atë që ata thonë se është raportimi i njëanshëm i televizionin publik.

Me këtë rast protestuesit kanë improvizuar “Ditarin [lajmet]e lira të Serbisë”.

Aktori serb, Branislav Leçiç, duke iu drejtuar protestuesve ka thënë se “Në Serbi është zgjuar vetëdija qytetare, e pa të nuk ka liri”.

“Një në pesë milion”, është motoja e këtyre protestave në të cilat janë shpalosur të gjitha gënjeshtrat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Protestuesit kanë akuzuar presidentin serb se e ka prishur rendin dhe sundimin e ligjit.

Demonstrat në Serbi po vazhdojnë prej tre muajsh. Protestuesit po kërkojnë më shumë demokraci në vendin ballkanik që është nën kontrollin e udhëheqësve populist si Vuçiç.

Protestat filluan dhjetorin e kaluar pasi u dhunua një politikan opozitar. Kundërshtarët kanë akuzuar qeverinë e Vuçiç për nxitjen e gjuhës së urrejtjes dhe ndarjeve, ndërkohë që frenon liritë demokratike.

Vetë presidenti i ka mohuar akuzat duke thënë se ai është një ish-nacionalist ekstrem, që tani thotë se dëshiron ta çojë Serbinë në Bashkimin Evropian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne