Sapo u larguan shoqet e Buzhalës. Berat Buzhala si nuk na more dhe neve në selfie.
Historikisht sjellja dhe qëndrimi i kundërshtarëve të kësaj feje ka qenë po e njëjta formulë.
Shajnë ofendojnë shpifin. Kur nuk ja dalin kështu, fillojnë nga ofertat e joshjet. Ne jemi në fazën e të qarit të hallit. Në fund vijnë presionet dhe kërcenimet. Nëse nga faza e fundit na ndan veç një hallkë, atëherë ku revansh duhet demaskuar me çdo kusht, për një arsye të vetme. E gjithë kjo tollovi është matje e pulsit të reagimit shoqëror ndaj mbulesës. E të mos bëjmë gabimin të diferencojmë midis shamisë dhe burkës, në thelb ato janë e njëjta referencë, dhe synimi është një, thjesht vet rregullat e veta nuk i lejojnë të kundërshtojnë ato parime që vetë i kanë ndërtuar. Dhe në fakt sërish do ta bënin, por për fatin e tyre të keq, edhe ne dhe pse nga halli, i kemi mësuar aq mirë sa për tua përplasur në fytyrë po të njëjtat rregulla.
Me shenjtërit tona nuk bëjmë kompromise, ose nesër do të vendosemi përballë detyrimit për të lëshuar akoma më shumë.
Nuk ka ngelur një satirist të merret me dinjitetin e femrave muslimane, me shami apo me burka qofshim ato. E nuk ka ngelur një satirist të na tregojë e mësojë se çfarë është e çfarë nuk është prej Islamit.

Sigurisht që zotëria ka dy vite që lexon rregullisht për Islamin por midis satirës dhe shpalljes hyjnore ka në mes një det të tërë. Feja nuk është lojë fjalësh Buzhalë. E si e tillë del nga kategoria jote e fokusit të studimit po dhe e nuhatjes. Edhe pse të them të drejtën, më pëlqen fakti se nuhatja jote për të satirizuar diçka që ja vlen e ka peshë, nuk ka shkuar dëm. Në fund të fundit për të mos thënë se, meqë Kurani erdhi si fjala më e lartë e më e përsosur, sa të merresh ti ta satirizosh një skenë a një moment me 100 postime, atyre si ty, ju ka servirur ajkën e përgjigjes në një varg Kuranor: “Edhe në qoftëse ju (arabë paganë, të krishterë dhe hebrenj) jeni në dyshim në lidhje me atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë sillni ju një kapitull të ngjashëm me atë (Kuranin) dhe thirrni në ndihmë dëshmitarët tuaj (zotërat) pos Allahut, nëse jeni të sinqertë në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit. Por nëse nuk mundeni – e as që do ta bëni kurrë – atëherë ruajuni nga zjarri, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për jobesimtarët”. (Kur’an 2:23-24)

Arsyeja e dytë pas matjes së pulsit, për të cilën duhet demaskuar njëzëri ky sulm satirash, talljesh, ofendimesh e përçmimesh po pse jo dhe mëshirimesh nga ana e atyre që e urrejnë këtë veshje, dhe atë që përfaqëson kjo veshje, është përpjekja për të dëmtuar imazhin e grave dhe vajzave besimtare, dhe si rrjedhojë kjo dëmton direkt atë me të cilën asocohet ajo mbulesë, islamin dhe muslimanët. E keni parasysh Buzhalë? Këtë bëri dhe Hitleri me çifutët para se të niste spastrimin daj tyre, për një arsye ë thjeshtë, që të godasësh njeriun në mes të ditës në mes të të tjerëve si vetja, duhen minimalisht dy motive të forta: E para, ideali, i cili ne rastin tonë do të ishte përtej mëshirimit të këtyre grave, diçka më sublime; ruajtja e komunitetit nga rrezikshmëria e tyre e hipotetizuar dhe e hamendësuar. E dyta, jo me pak e rëndësishme, kontrolli i ndjeshmërisë dhe reagueshmërise së pjesëve të ndjeshme e të prekabme të shoqërisë të cilat, ose do ta pengonin këtë sulm, ose do ta gjykoni dhe kështu do ti binte kauza morale e veprimit, ose minimalisht do të ishin asnjanës, dhe sërish kjo do të ishte negative.

 

Abstenimi përballë padrejtësive, të bën po aq bashkëpunëtor në krim sa dhe ata qe e sulmojnë, qoftë dhe me fjalë Buzhalë. Se fjala është arma që i hap rrugë akteve, dhe instrumenti që përligj qëndrimet, mendësitë besimet qofshin ato të drejta ose jo. Fjala përligj krahun e të drejtës Buzhalë. Edhe kur e drejta nuk është në krahun tuaj. Është çështje advokimi, kaq. Është çështje marifeti, më i shkathëti më i miri. Më i afti në manipulimin e fjalës, më i fituari. Manipulim, kaq. E në këto kushte, heshtja jonë përballë aktit tuaj terrorist , sepse i tillë është akti juaj, Terrorizëm verbal, me ndjeni nëse ju vjen e rëndë ta dëgjoni këtë term drejtuar ndaj personit tuaj, e kam parasysh që mbase nuk u ka shkuar ndërmend t’ju etiketojnë pikërisht si ata me të cilët nuk le me pa thënë, dhe më vjen keq kur shoh se merresh dhe me gratë, se nuk është as, etikë e çfarëdo lloj lufteje. Tani ju do pyesni, përse unë ju quaj terrorist? Po ua them me dy fjalë: Ju jeni një individ me potencial të lartë rrezikshmërie, e me potencial të lartë e ndoshta të pandërgjegjshëm e si rrjedhojë të papërgjegjshëm ekstremizmi, fanatizmi dhe terrorizmi. Juve ju mungon ndjeshmëria humane. Jeni apatik, e kjo më frikëson se njerëzit që kanë pushtet e janë apatik shkojnë deri në skizofreni, në dereiIm e shkëputje nga realiteti, e kjo nuk ka dëm vetëm te ata, por del përtej në kurriz të shoqërisë mbarë.

Juve ju mungon ndjeshmëria kombëtare e lidhjes së gjakut, gjuhës, traditës, identitetit, e dashurisë së bashkëkombësve tuaj. Ju mungon sedra e një burri i cili vetëm me gratë nuk do të merrej. Ju mungon ndjeshmëria ndaj fëmijëve e nuk llogarisni asgjë përballë obsesionit dhe kompulsionit tuaj Buzhalë, e si mund t’ju jepet ju terren?! Ju jeni apatik dhe i papërgjegjshëm tek përhapni panik, frikë dhe ankth në nivel social pa menduar aspak për pasoja të të gjitha palëve, se fjndja e keni detyrë ti mendoni këto pasoja, ose mos guxoni të artikuloni nëse nuk keni llogaritur si duhet pritshmërinë e reagimeve tuaja, se fundja kaq keni në dore të bëni, dhe e kryeni në mënyrën më të vrazhdë, më brutale e më çnjerëzore të mundshme. Po nëse do të kishit në dorë më shumë Buzhalë? Na ruajt Zoti prej ekstremistëve e terroristëve si ju! Berat Buzhala, ky terrorist vizionar obsesiv, apatik. Terrorizmi verbal i hap rrugët akteve terroriste, të njejtat akte që populli shqiptar i ka përjetuar ndër shekuj nga terroristët e shovinistët fqinjë. E njëjta skemë në 2017. Fjala, ky instrument i rrezikshëm në duart e ekstremistëve terrorist konvencional. Buzhalë e ke kall.