Berati nga Ducja te Dulla

Nga Gjergji Thanasi

Në mënyrë të përmbledhur historia e Beratit dhe xhanëm e gjithë Shqipërisë për  gjatë gjysmës së shek.XX mund të përmblidhet në këto dy foto ilustruese. Në foton e parë në shpatin e Malit të Shpiragut afër fshatit Paftal është shkruar me gërma gjigane (150 metra gjatësi dhe 50 metra gjatësi) emri ENVER i diktatorit komunist, që e sundoi Shqipërinë nga 1944 deri në vitin 1985, kur vdiq. Kjo parrullë me rënien e komunizimit ra preh si e inatit spontan popullor ashtu edhe fshirjes së organizuar nga forcat këmbësore e xheniere të ushtrisë shqiptare (urdhëri i ministrit të atëhershëm të mbrojtjes Safet Zhulali).

Në foton e dytë kemi të pasqyruar një vizitë të jerarkëve të lartë fashistë në Berat në shtator 1940. Në foto bie në sy prezenca e Mëkëmbësit të Mbretit, markezit Francesko Jakomoni di San Savino, nën/sekretarit të Partisë fashiste të Shqipërisë, Kol Bibë Mirakajt, prefektit të Beratit, gjeneralit Gualtiero Gabutti komandanti i Divizionit të këmbësorisë Siena të dislokuar në Berat etj. Në sfond në shpatin e kodrës rrëzë Kalasë së Beratit është shkruar emri i Duces së fashizmit në latinisht: DUX. Ushtarët pushtues italianë ishin më modestë në servilizmin e tyre ndaj Duces, sesa komunistët shqiptarë ndaj Enverit. Gërmat e DUX janë si madhësi mjaft më modeste, sesa ato të ENVER.

Këto dy foto  ngërthejnë në vetvete ngjasimin e jashtëzakonshëm të të dyja llojeve të diktaturave si asaj të ekstremit të djathtë, fashizmit edhe asaj të ekstremit të majtë, komunizmit. Në mënyrë të përmbledhur mund të themi se historia e Beratit dhe e gjithë Shqipërisë për mbi gjysëm shekulli (1939-1990) mund të karakterizohet në mënyrë të sintetizuar vetëm me 4 fjalë:

Nga Ducja te Dulla!

/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne