Berisha për dorëzimin e mandatit: Atë që nuk e bëri dot parlamenti, e bëri Saimir Krimi!

Duke folur jashtë sallës së parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se BE-ja nuk kërkon kokën e Saimir Tahirit, por kërkon kokën e Edi Ramës. Pasi opozita braktisi kuvendin, ish-kryeministri Berisha tha se atë që nuk e bëri dot parlamenti, e bëri vetë Saimir Tahiri, si dëshmi e forcës së krimit.

“Dorëzimi i mandatit është dëshmi e forcës së krimit, atë që nuk e bëri dot parlamenti e bëri Saimir Krimi. Një takim i fshehtë është bërë në një spital privat të tiranës. Në atë takim janë bërë edhe premtime për kulla. I treti ishte Lal Plehu. E ka marrë vesh gjithë Shqipëria. Por asgjë nuk ndryshon nëse njeriu që flet tani në parlament dhe që mashtron shqiptarët dhe që udhëton në Europë ku i bojkotojnë darkat sikur të ishte Kim Jong Un, njëriu të cilit i ka dalë boja si psikopat dhe lider toksik dhe i ftoj shqiptarët të lexojnë zhvillimet më interesante në fushën e psikologjisë janë kualifikimi i liderëve si Rama në grupin e liderëve toksik” u shpreh Berisha, që përmendi ngarkesat e kokainës që sipas tij të çojnë tek vëllai i kryeministrit, tek Olsi Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne