Berisha i përmend Ramës të shoqen, pse u fut në bordin e Abi Bank

Akuzave të Partisë Socialiste se PD përdori qindra mijëra euro nga parajsat fiskale për të lobuar në Shtetet e Bashkuara, Sali Berisha iu përgjigj në parlament me shembullin e Abi Bank, ku pjesë e bordit është Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit. Sipas Berishës, fitimet e Abi Bank nuk janë rastësi, ndërkohë që bankat e tjera po falimentojnë.
“Mund ta coje ti gruan atje? Si mund ta çoje ti gruan atje? Nuk mund ta çoje ti gruan anëtare të bordit të bankës, se është banka jote, bankë e regjistruar në offshore. Në offshore, banka që ka miliarda. Duhet bërë transparenca plotësisht për një kontratë, por me atë ti përpiqesh ta mbulosh bankën, ku je aq i zhytur, sa asgjë nuk të mbron dot” u shpreh Berisha.
Në replikë, kryeministri zgjodhi t’i shmanget debatit me Berishën, duke bërë moral për mospërmendjen e familjarëve në debatin politik.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne