Berisha: Filmime Gjiknuri-Habilaj Ministri:Lidhje imagjinare të fotove

Ministri Damian Gjiknuri i është përgjigjur Sali Berishës, i cili e akuzonte për lidhje me Habilajt.

Gjiknuri thotë se nuk i njeh Habilajt dhe se shpifësi dixhital po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të qarkut të Vlorës.

A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?! Habilajt nuk i njoh e as nuk kam patur kurrë marrëdhënie me ta.

Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës” shprehet ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot se ministri Damian Gjiknuri është filmuar duke i dhënë para Habilajt për të blerë votat.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne