Faik MIFTARI

Dje pata postuar një thënie në facebook se ”Botëkuptimi ynë se pse besojmë në Zot do të jemi gjithmonë të suksesshëm” është i gabuar dhe për fat të keq perceptimi i tillë i myslimanëve është rrjedhojë e gjendjes aktuale katastrofale në botën Islame. Njëri nga komentuesit e postimit shkroi se: “Pajtohem me këtë deklaratë po për hir të opinionit do te ishte mire qe ajo te elaborohet me tutje”. Pas kësaj nuk më mbeti gjë, por të plotësojë kërkesën e tij duke e elaboruar më tutje për  opinionin e gjerë publik.

Besimtari pa mëdyshje se duhet të besojë në Zot. Por, për të besuar dhe për të përforcuar më tutje këtë besim, duhet pikësëpari  të lexojë. Këtë kur e them bazohem në urdhrin e parë të prerë hyjnor, shpallur profetit tonë të dashur, Muhamedit a. s. në Kur’anin famëlartë: ”Lexo, mëso, në emër të Zotit që të krijoi…”. Pasi që të lexojë, besimtari duhet  edhe të veprojë. Vetëm besimi në Zot nuk mjafton, në rast se nuk vepron, nuk angazhohet në atë që punon, duke kontribuar së pari për veten, familjen,  shoqërinë  dhe civilizimin njerëzor.

Besimtari ka dy obligime  kryesore të cilët duhet të përmbush gjatë kohës së tij  sa ka ymër. Obligimi i parë është në rrafshin individual të cilin duhet përmbush ndaj Krijuesit Fuqiplotë në shenjë falënderimi që e ka krijuar dhe dashurinë që ndien ndaj tij. Këto obligime janë zakonisht shartet(kushtet) e imanit(besimit) dhe shartet(kushtet) e islamit(fesë)  të cilat duhet t’i zbatojë. Shartet e imanit kanë të bëjnë me besimin, ndërsa shartet e islamit kanë të bëjnë me përmbushjen  e tyre në raport me Allahun fuqiplotë. Nuk mjafton vetëm besimi(imani) në Zot, pasi kjo është vetëm gjysma e medaljes, por duhet edhe zbatimi i fesë, për t’u përmbushur  gjysma tjetër e medaljes.

Vetëm besimi në Zot dhe kryerja e obligimeve ndaj Zotit  nuk  garanton suksesin  besimtarit pa marrë parasysh kush do qoftë. Pasi që përmbushja e besimit dhe ushtrimi i riteve fetare është përgjegjësi individuale, të cilin pa dyshim duhet kryer, dhe për të do të kemi shpërblim apo dënim individual. Allahu fuqiplotë është mëshirues në njërën anë por edhe ndëshkues në anët tjetër, ashtu që duhet pasur kujdes në të dyja këto atributet të Zotit, dhe se së fundi na mbetet të shpresojmë dhe besojmë në mëshirën apo rahmetin e tij të pakufishëm.

Obligimi i dytë i besimtarit  është në rrafshin shoqëror, që nënkupton angazhimin, veprimtarinë dhe kontributin e tij  dhënë shoqërisë me të cilin jeton dhe bashkëvepron. Këtu është thelbi i problemit të besimtarit të sotshëm mysliman i cili ka ngec, ka mbetur prapa dhe lere që nuk është në gjendje të përcjell por edhe më e keqja, as  të ballafaqohet me atë.  Nuk është e mjaftueshme vetëm besimi dhe ushtrimi i riteve fetare të një besimtari,  në rast se nuk e përmbush edhe obligimin e tij shoqëror që ka. Dhe pikërisht kjo mospërfillje e kontributit  shoqëror e bën besimtarin të pasuksesshëm. Dikush do të mund të thotë se në situatën në të cilin gjendemi, dhe gjendja aktuale që mbretëron si në rrafshim kombëtar ashtu edhe atij ndërkombëtar na bën të jemi të pafuqishëm, të pa suksesshëm, për të vënë në lëvizje dhe  për të ndërruar gjendjen në të mirë të shoqërisë dhe civilizimit njerëzor. Po kjo qëndron,  për shkak se besimtarët mysliman nuk kanë kontribuar sa duhet në rrafshin shoqëror, duke u përqendruar më shumë në rrafshin individual, duke e anashkaluar  apo duke u angazhuar shumë pak në  rrafshin shoqëror. Si pasojë e saj, për fat të keq është edhe gjendja e myslimanëve në botë.

Besimtarët mysliman  në botë janë strukur dhe janë vetëm vështrues, të pafuqishëm, shërbejnë si kurban dhe” mish për top” për realizimin e planeve gjeopolitike, energjetike, strategjike,ushtarake  të fuqive vendimmarrës botëror mbi kurrizin e të cilëve realizohen planet tyre në botën Islame, me theks të posaçëm në Lindjen e Afërt. Po lere që nuk po mund të parandalojnë këto plane shkatërruese për myslimanët , por edhe më e keqja është se akoma shumica e tyre nuk po mund të kuptojnë këto plane që janë duke u kryer në Lindjen e Afërt. Por akoma më shqetësuese është, e atyre besimtarëve që sado kudo kanë njohuri, lexojnë, dhe përcjellin me vite këto ngjarje, akoma nuk e kanë të qartë se çfarë po ndodh në aktualitetin e tanishëm në Lindjen e Afërt, me theks të posaçëm  në Siri.

Në kohën e tashme në të cilin jetojmë, në kulmin e qasjes në internet, në gjuhët të cilët i kuptojmë, e sidomos të atyre që njohin  edhe gjuhën angleze apo edhe arabe, janë me mijëra portale të ndryshme nga të cilët mund të njoftohen për së afërmi për ngjarjet të cilat janë duke ndodh në Lindjen e Afërt. Nuk mjafton qasja vetëm në burime të pozitës, por duhet qasje edhe në burimet opozitare, si dhe burime tjera alternative,  që janë përfshira në mënyrë direkte apo indirekte në luftërat dhe konfliktet shkatërrimtare  në Lindjen e Afërt. Pas qasjes kolorite  mozaiku plotësohet dhe tek pas saj mund të nxjerrësh konkluzion apo perceptim të duhur dhe të drejtë se çfarë është duke ndodhur për momentin në Lindjen e Afërt.

Por për fat të keq, qasja e tillë  në mënyrë kolorite në portale  dhe nxjerrja e perceptimeve të duhura nga ana e besimtarëve është e paktë, përkundër mundësive të shumta  të qasjes së tyre të lirë  në portale dhe rrjete sociale. Apo vallë jemi   duke  jetuar në kohën, për të cilën vlen thënia profetike e dërguarit Muhamedit, a.s.

Para kiametit(kataklizmës) do të paraqiten shumë vrasje, por jo vrasje të jomyslimanëve, por vrasje në mes pasuesëve (myslimanëve) të mijë, kështu që personi do të takojë vëllaun e vet dhe do ta vras. Nga shumica e njerëzve në atë kohë do të ngrihet mendja(logjika), do të pasohen ata që janë mendjelehtë, dhe shumica do të mendojnë se janë me të drejtën, ndërsa ata nuk do të jenë me të drejtën”.

Besimtarët mysliman në aktualitetin e tanishëm janë aq të pafuqishëm sa që lere që nuk po mund të rezistojnë por  nuk kanë forcë bile as të  kundërshtojnë, si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atij ndërkombëtar. Në aktualitetin e tanishëm kosovar  faktorët vendimmarrës botëror, sikurse SHBA-ja ashtu edhe BE-ja ia imponojnë Asociacionin, Demarkacionin, Gjykatën Speciale,  lidershipit dhe popullit të Kosovës, të cilët nuk shkojnë në dobi të Kosovës, për shkak të pafuqisë  së Kosovës. E njëjta gjë ndodh edhe në rrafshin ndërkombëtare ku besimtarët mysliman lere që nuk po mund të rezistojnë  dhe të parandalojnë luftërat e tilla shkatërruese, por gati një dekadë po bëhet akoma nuk po mund të kuptojnë  dhe të kenë të qartë se çfarë është duke ndodhur në Lindjen e Afërt, krejt këto në saje të injorancës, pafuqisë, ngecjes, prapa mbeturisë  gati pothuajse në të gjitha aspektet shoqërore duke filluar që nga fusha arsimore, kulturore, sociale, ekonomike, strategjike, teknologjike, informative, ushtarake, gjeopolitike, etj., si rrjedhojë e kontributit  të tyre të paktë apo pothuajse aspak në rrafshin shoqëror në botë.

Në përfundim të këtij vështrimi do të konkludojë se gjersa akoma besimtarët mysliman nuk e kanë të qartë dhe nuk dinë të perceptojnë ngjarjet  aktuale shkatërrimtare  në botën islame, analisti i shquar gjeopolitik dhe gjeostrategjik amerikan  George Friedman, para 10 vitesh e ka paraparë në librin e tij të botuar me titull”100 vitet e ardhshme”, në të cilin në mes tjerash thekson:” Gjëja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë në mënyrë të padiskutueshme që nga viti 2001, është krijimi i kaosit në botën islamike, duke ngjallur armiqësi ndaj Amerikës. Për aq kohë sa myslimanët luftojnë njëri me tjetrin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë fituar luftën.”Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të rrezikshme edhe në gjendjen e tyre më dashamirëse, por kur ato përqendrohen në një problem, ato mund të jenë tmerrësisht të pamëshirshme”.

 

25.02.208                                                             

67