Një qen besnik, i cili ka pritur në një rrugë për më shumë se 80 ditë pasi pronari i tij vdiq,ka ka pushtuar zemrat e komuniteteve online në Kinë.

Videoja e qenit në mes të rrugës në Hohhot, Mongoli, është parë 1.4 milionë herë në blogun popullor Sina Weibo.

Faqja e internetit të Kinës Pear Video, raporton se qeni është parë në rrugë çdo ditë që kur pronari i tij vdiq më 21 gusht.

Një shofer taksie tha se njerëzit përpiqen të ndihmojnë, por qeni ikën sa herë që i afrohet dikush.

“Shoferët shpesh herë mundohen ti japin ushqim, por kur dalim nga makina, ai largohet”, tha ai.

“Ky qen i vogël ka qënë shumë i ngjitur mbas pranarit të tij. Pasi u vra, ai ka qëndruar atje pa lëvizur asnjëherë”.

“Çdo ditë është në rrugë, gjithmonë e shoh. Marrëdhënia midis njeriut dhe qenit është kaq e mrekullueshme.”

Video është xhiruar më 10 nëntor në Sina Weibo, faqja e përdorur në vend të Twitter apo Facebook në Kinë, ku përdoruesit kanë komentuar rreth “besnikërisë” së qenit. 

 


21