Beteja për Beratin: Policia çon në prokurori 4 funksionarë publikë të LSI-së

Beteja për Beratin është e ashpër mes PS dhe LSI-së. Në ditët e fundit të fushatës mësojmë se policia ka kërkuar të ndiqen penalisht dy drejtorë të bashkisë së Kuçovës dhe një kryetar i njësisë vendore. Të tre të emëruar nga LSI-ja.
Në njoftimin e policisë së qarkut Berat thuhet se “drejtori me inicialet A.C. 50 vjeç dyshohet se ka vënë në shërbim të një subjekti politik automjetin shtetëror në një miting dhe është nën hetim në gjendje të lirë.

Ndërsa për dy drejtorët e tjerë të bashkisë Kuçovë, K.Ll. 34 vjeç dhe L.Ç. 52 vjeç, hetimi ka nisur pasi dyshohet se kanë ushtruar presion psikologjik ndaj simpatizantëve të një subjekti politik.

Përsa i përket administratorit me inicialet F.B. 56 vjeç, banues në Kuçovë, dyshohet se ka përdorur shuma parash për blerjen e votës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne