Biden ngushëllon vajzën e senatorit McCain: Ka shpresë. Duhet të keni shpresë

Ish-nënpresidenti Joe Biden u përpoq të ngushëllonte vajzën e senatorit John McCain, pasi ajo filloi të qante ndërkohë që po fliste për betejën e babait të saj me kancerin e trurit, në emisionin “The View” të kanalit televiziv ABC.

“Ka shpresë. Duhet të keni shpresë”, i ka thënë Biden asaj duke e përqafuar.

Djali i Biden gjithashtu ka vdekur nga kanceri në tru, por ish-zëvendëspresidenti amerikan, ka deklaruar se përkundër të gjitha vështirësive, gjithmonë duhet të shpresohet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne