Bie rrufeja nga qielli, digjet kisha 150-vjeçare

Kisha e parë baptiste, 150-vjeçare, u dogj në Wakefield të Massachusetts, pasi u qëllua nga një rrufe, por fatmirësisht në këtë rast nuk pati të lënduar.

Rasti ndodhi mbrëmë rreth orës 19.30 sipas orës lokale, por ndërsa rreth 100 zjarrfikës arritën në vendin e ngjarjes, kisha ishte prekur plotësisht nga flakët dhe nuk mund të shpëtohej.

Kisha ndante hapësirat e saj me disa organizata, të tilla si një shkollë pleqsh, grupe dhe një shoqatë e ish-alkoolistëve.

Ajo ka ftuar donatorët që të marrin pjesë në rindërtimin e kësaj pike historike 150- vjeçare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne