Bie tavani në shkollën 9-vjeçare në Tiranë, mësuesja përfundon në urgjencë

Elbarina Toshkallari është mësuesja e shkollës Osman Myderizi në Tiranë që mbeti e dëmtuar kur një copë suva ka rënë nga tavani. Mësuesja është dërguar menjëherë drejt urgjencës për shkak të lëndimeve që ka pasur. Ngjarja ka ndodhur ndërsa mësuesja shpjegonte mësimin në klasë. Mësohet se asnjë nga fëmijët që ndodheshin në klasë nuk janë dëmtuar nga rënia e tavanit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne