Bijtë e gazetarit të vrarë Jamal Khashogghi, thanë se familja nuk mund të gjejë paqe deri sa babai i tyre të gjendet e të varroset siç i takon.

Salah dhe Abdullah Khashoggi thanë në një intervistë me CNN, se besonin që ata që ishin përgjegjës për vdekjen e babait të tyre do të silleshin para drejtësisë.

“E gjithë ajo që duam tani, është ta varrosim në varrezat e El-Baki në Medineme pjesën tjetër të familjes së tij”, tha djali i madh i Khashoggi, Abdullah.

“Kam folur për këtë me autoritetet saudite dhe shpresoj se kjo do të ndodhë së shpejti”, shtoi ai.

“Mbreti (Salman) theksoi se të gjithë ata që janë përfshirë në vrasje do të sillen para drejtësisë dhe shpresoj që kjo të ndodhë shpejt”, theksoi Abdullah.

Ata e përshkruan babain e tyre si njeri modest që e donte vendin e tij.

Dy ditë më parë, Washington Post botoi një koment të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, në të cilën ai pohon se urdhri për të vrarë gazetarin “erdhi nga nivelet më të larta të qeverisë saudite.”

Khashoggi mbyt disa çaste pasi ai hyri në konsullatën saudit në Stamboll më 2 tetor, tha prokurori i shtetit të Turqisë të mërkurën, duke shtuar se trupi i tij u shpërbë.

Burimi: Mesazhi.com

17