BIK njofton disa detaje për nisjen e ndërtimit të Xhamisë Qendrore

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka dhënë kushtet e ndërtimit për Xhaminë Qendrore në Prishtinë.

Në faqen zyrtare të këtij institucioni thuhet se në interes të opinionit të gjerë dhe të besimtarëve myslimanë, përkitazi me procedurën për përgatitjet rreth nisjes së ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, Kryesia e BIRK-ut njofton opinion se ditë më parë nga Komuna e Prishtinës, respektivisht nga Drejtoria e Urbanizmit, ka marrë kushtet ndërtimore për hartimin e dokumentacionit ndërtimor-projektin kryesor për ndërtimin e Kompleksit “Xhamia Qendrore” në Prishtinë.

Më tutje aty thuhet se ekipi i arkitektëve të Kryesisë së BIK-ut në bashkëpunim me Studion Projektuese nga Ankaraja, janë duke punuar në përgatitjen e projektit kryesor dhe gjithë dokumentacionit të nevojshëm, në përputhje me planin ideor dhe kushtet e ndërtimit, që sa më parë të krijohen kushtet për nisjen e punimeve në ndërtimin e Kompleksit të “Xhamisë Qendrore” në Prishtinë.

ImageImage

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne