Bilanci i një përplasjeje të fortë/ Dhjetra të arrestuar, 12 policë të plagosur(foto)

Dhjetra të arrestuar dhe mbi 12 policë të plagosur në njërën prej protestave më të ashpra që janë zhvilluar para parlamentit në kohët e fundit.

Banorët në diën e 19 e protestës kërkuan para kuvendit dëmshpërblim për shtëpitë që do të prishen nga zbatimi i projektit të Unazës së Vogël. Por, ndërkohë që ata përlesheshin me policinë Edi Rama, në të kundërt të asaj që kishte premtuar në fushatën e vitit 2013 këmbënguli edhe njëherë se ata kanë ndërtuar pa leje dhe rrjedhimisht nuk mund të marrin dëmshpërblim. Ky lloj dialogu në distancë i ndezi gjakrat.

Si pasojë e hedhjes së flakdanëve që policia i etiketoi në njoftimin e saj si mjete piroteknike kanë mbëtur të plagosur 12 policë ndërsa njëra prej tyre thuhet se ka humbur 4 gishta. Mes të lënduarve është edhe nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu.

Këtu policia filloi dhunën dhe arrestimdet në mes të turmës edhe të adoleshentëve që nuk kanë mbushur 18 vjeç.

Rrjeti është i mbushur plot e përplot me video të këtyre arrestimeve nga fëmijët që i merren prindërve para syve e deri tek arrestimet tek ata që kanë shkuar të çojnë të afërmit në spital.

Me nje reagim ne Tëitter, Rama ka thene prere se “Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet!”.

Pavarësisht dëmeve që u shkaktuan dhe arrestimeve të shumta, protestuesit duke u shpërndarë para parlamentin deklaruan se do ta vazhdojnë sot në ora 17 00 protestën e tyre tek unaza e re. Në pamje të parë duket sikur ata sot kaluan vijën e kuqe duke u përleshur me policinë në tentativë për të hyrë në sallën e parlamentit. Por kjo është vetëm ana e dukshme e medaljes.

Po ta shikosh ngjarjen në dinamikën e saj, ajo fillon, në momentin kur qeveria akordoi 40 milionë euro, për një rrugë 2.2 km, pa gara të rregullt dhe me konkurentë fantazëm. Prandaj pyetja lind: çduhet të bëjë një njeri që i prishin shtëpinë, qoftë edhe pa leje, kur shikon këtë padrejtësi kak të madhe?

/Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne