Bilanci i rëndë i tërmetit në Indonezi, rritet numri i viktimave dhe të plagosurve

131 viktima janë regjistruar në tërmetin 7 ballë që goditi ditën e diel Ishullin Lombok në lindje të Indonezisë.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, bëri të ditur se numri i të plagosurve ka arritur në 1.477 ndërsa në shkallë vendi mbi 156 mijë persona janë evakuuar në rajone më të sigurta.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në tërmet janë dëmtuar edhe rreth 43 mijë ndërtesa, ndër të cilat ka shtëpi, shkolla, xhami e institucione të tjera publike.

Ndërkohë që në rajon vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit, autoritetet bëjnë thirrje për ndihma veçanërisht për ushqime dhe ujë të pijshëm për të ndikuarit nga tërmeti.

Agjencia indoneziane për Meteorologji, Klimë dhe Gjeofizikë (BMKG) hoqi paralajmërimin për cunami të vënë pas tërmetit 7 ballë që ndodhi ditën e diel në thellësinë 15 km dhe 27 kilometra në verilindje të Ishullin e Lombok./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne