Bin Selman sigurohet nga Mossad

Një analist politik amerikan deklaroi se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhammed Bin Selman i’a ka lënë sigurinë e tij Agjencisë së Inteligjencës së Regjimit Sionist (MOSSAD).

Në një deklaratë për kanalin televiziv amerikan MSNBC, një analist amerikan ka deklaruar se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhammed Bin Selman i’a ka lënë sigurinë e tij MOSSAD-it, në mënyrë që të jetë i sigurt kundër çdo lloj grushti që mund të përjetoj në Arabi në të ardhmen. Sipas burimeve izraelite, Muhammed bin Selman i beson sigurinë e tij MOSSAD-it. Bin Selman nuk i beson regjimit saudit dhe ushtrisë së tij në çështjen e sigurisë private.

Duhet të theksohet se lidhja midis MOSSAD-it dhe regjimit saudit është zbuluar me një seri emailesh nga firma e inteligjencës Stratfor, në maj 2008 ku u bë një raport për bisedimet midis zëvendës presidentit të Stratford dhe disa analistëve në luftën kundër terrorizmit. Këto mesazhe janë një dëshmi e pretendimeve se ata kanë lidhje të veçanta të errëta me qeverinë saudite.

Ai njoftoi se regjimi saudit dhe dinastia saudite kanë bashkëpunuar kundër Iranit dhe këtë bashkëpunim e kanë konfirmuar një numër ekspertësh izraelit, duke përfshirë nënkryetarin e MOSSAD-it Ramazan Bassar dhe ish drejtorin e përgjithshëm të Departamentit të Marrëdhënieve Strategjike, Ram Bin Barak. Nga bashkëpunimi i inteligjencës midis Arabisë Saudite dhe Izraelit, Ben Barak nuk ishte i habitur të thotë se ka një kompromis në mes të dy palëve. Bin Barak deklaroi se bashkëpunimi i inteligjencës midis Arabisë Saudite dhe Izraelit nuk është për t’u habitur dhe tha se të dy palët ranë dakord mbi këtë çështje.

Burimi : Rast Haber / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne