“Bindja Demokratike” dorëzon në Gjykatën e Tiranës kërkesën për t’u regjistruar si parti

“Bindja Demokratike” dorëzon në Gjykatën e Tiranës kërkesën për t’u regjistruar si parti politike. Pritet që pas këtij veprimi, kjo forcë e re politike të regjistrohet dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke qenë se sot është afati i fundit i regjistrimit për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Pjesë e “Bindja Demokratike” pritet të jenë pjesa më e madhe e atyre, që në 2017, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare, kërkuan largimin e Lulzim Bashës dhe krijuan Lëvizjen për Ringritjen e PD.

Mbrëmjen e djeshme përfaqësuesit e këtij grupimi të ri politik u mblodhën në një takim në periferi të Tiranës, ku duket se kanë diskutuar dhe vijimin e aksionit të tyre, tashmë si një forcë e re alternative politike.

Në krye të kësaj force të re politike mësohet se do të jetë një prej zërave më kritikë ndaj qeverisë dhe opozitës, ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi.

THEMELUES TE BINDJA DEMOKRATIKE

Astrit Patozi
Fabian Topollaj
Arben Skënderi
Leonard Olli
Andi Përmeti
Ardjan Kollozi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne