”BIRN” i Sorosit bën lajm momentet intime mes çifteve homoseksuale në Shqipëri, Mërtiri: Propagandë, jo gazetari!

Ka tërhequr jo pak vëmendjen një shkrim i BIRN-it për komunitetin LGBT në Shqipëri. Disa foto nga momente personale mes çifteve homoseksualë, transgjinore e biseksualë, nën titullin ”Çiftet LGBT pozojnë për të na kujtuar se festat i përkasin të gjitha llojeve të dashurisë”.

”Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Shqipëri bëjnë bashkë rreth tryezave të kremtimeve familjet tradicionale, por në të njëjtin realitet, në forma më të padukshme nga syri i shoqërisë, ngrohtësia dhe atmosfera e festave gëzojnë edhe ato që janë etiketuar si forma jotradicionale të dashurisë: çiftet e gjinisë së njëjtë.

Në një seri fotosh të shkrepura gjatë muajit dhjetor në Tiranë, fotoreporterja Ivana Dervishi sjell këto imazhe të dashurisë, festës dhe atmosferës së ngrohtë të fundvitit te çiftet LGBT në Shqipëri.”, raportonte BIRN.

Por i fortë ka qenë reagimi i analistit Ergys Mërtiri, i cili e ka parë këtë shkrim si propagandë dhe jo gazetari të mirëfilltë.

”E vlerësoj profesionalizmin e BIRN-it në mjaft raste dhe më vjen keq kur e shoh të instrumentalizohet në shërbim të axhendave të importuara dhe aspak relevante”, reagon Mërtiri.

”Me rastin e ndërrimit të viteve, reporter.al nuk harroi të na kujtojë të gjithëve se kjo festë është edhe për homoseksualët!

Ky po që është zëri i duhur për një media që zbret në zemër të problemeve dhe halleve të vërteta të kësaj shoqërie! Gëzimit të tryezave tona i duhej kjo përmase reflektimi e sensibiliteti!

E vlerësoj profesionalizmin e BIRN-it në mjaft raste dhe më vjen keq kur e shoh të instrumentalizohet në shërbim të axhendave të importuara dhe aspak relevante. Besoj se nuk do shumë profesionalizëm për të kuptuar se kjo është propagandë, më shumë se gazetari.”, argumenton Mërtiri.

Mes fotove të realizuara është edhe ajo e një prej drejtuesve të lëvizjes pro LGBT-së, Kristi Pinderit me të dashurin e tij. (V.G/SHUPLAKA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne