Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) me rastin e Fitër Bajramit zhvilloi një bisedë telefonike me Emirın e Katarit Sheikun Tamim bin Hamad al-Thani
Sipas presidencës në bisedë u diskutuan çështje dypalëshe dhe rajonale dhe u konfirmua vendosmëria për të forcuar lidhjet dypalëshe.
Erdoani dhe Emiri i Katarit përshëndetën edhe rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që kërkon mbrojtje për palestinezët.
Presidenti Erdoan dje zhvilloi nga një bisedë telefonike edhe me Mbretin e Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulaziz, Kreun e shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas dhe me Presidentin e Pakistanit, Memnun Hysejin./ trt