Bisedë telefonike Çavuşoğlu- Pompeo

 Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA-së nga burime diplomatike, Çavuşoğlu sot pati një bisedë telefonike me homolgun e tij të SHBA-së.

Nuk bëhet e ditur tema e bisedës mes dy homologëve, por supozohet se kanë biseduar lidhur me çështjen e vrasjes të gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra më 2 tetor në Konsullatën e përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

Pompeo pas vizitës në Arabinë Saudite më 17 tetor qëndroi për vizitë në Ankara, ku bisedoi me presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe me ministrin Çavuşoğlu.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne