Bisedë telefonike e Ismail Hanie me presidentin turk dhe me emirin e Katarit

Kreu i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), në një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë dhe me emirin e Katarit, shqyrtoi zhvillimet më të fundit në Palestinë, në veçanti protestat e së drejtës për t’u kthyer në Rripin e Gazës.

Ismail Hanie, në një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, vlerësoi rolin e Turqisë në mbështetje të popullit palestinez, në veçanti në Këshillin e Sigurimit dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OBI), në përcjelljen e “protestës e drejta për t’u kthyer” si dhe në trajtimin e të plagosurve në spitalet turke. Erdogan gjithashtu i uroi Fitër Bajramin Hanies dhe popullit palestinez dhe theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë popullin palestinez, veçanërisht Rripin e Gazës, në konferenca ndërkombëtare. Po ashtu Ismail Hanie në një bisedë telefonike me emirin e Katarit Sheikh Tamin bin Hamed al Thani, diskutoi mbi zhvillimet më të fundit në Palestinë, veçanërisht mbi protestat “e drejta për t’u kthyer” në Rripin e Gazës dhe mbi planin e miratuar kohët e fundit në AP të OKB./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne