Bisedë telefonike Erdogan-Macron për operacionin në Siri dhe marrëdhëniet dypalëshe

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron. Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, në bisedë janë shkëmbyer mendimet lidhur me operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin dhe për Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian në Soçi ndërsa është biseduar edhe mbi marrëdhëniet dypalëshe.

Presidenti Erdogan theksoi se Turqia nuk ka për qëllim territoret e asnjërit shtet dhe se operacioni “Dega e Ullirit” synon pastrimin e Afrinit nga strukturat terroriste si PYD-YPG dhe DEASH.

Duke dhënë informacione lidhur me operacionin, Erdogan ka thënë se organizata terroriste PYD/PKK po kryen sulme me raketa në qytetet Hatay dhe Kilis të Turqisë.

Të dy liderët ranë dakord për të qenë në kontakt të ngushtë për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe dhe për çështjet rajonale, duke filluar nga procesi politik në Siri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne