Bisedimet e paqes për Afganistanin, Moska fton në tryezë edhe talebanët

Rusia u ka bërë thirrje 12 shteteve, duke përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara, për të negociuar një paqe me talebanët në një kohë kur Moska po merr një rol më të madh në Afganistan.

Planifikohet që talebanët të marrin pjesë si palë në bisedimet e paqes në Afganistan, që do të mbahen në Moskë më 4 shtator, raporton Interfax.

Një konfirmim i tillë u dha nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Më 4 shtator në Moskë po zhvillohet seanca e dytë e formatit të konsultimeve të Moskës mbi Afganistanin. Ky format u krijua në vitin 2017.

Moska ka mbështetur vendimin e qeverisë afgane për të deklaruar një armëpushim tre-mujor dhe njëherësh ka shfaqur pendesë që hodhën poshtë një ofertë të tillë të talebanëve përpara Kurban Bajramit.

Moska është gati t’i përfshijë talebanët në negociata, edhe pse ata janë të ndaluar në Rusi dhe konsiderohen si terroristë, tha zyrtari i Ministrisë së Jashtme, Zamir Kabulov.

Ambasadori afgan në Moskë, Abdul Kayum Kuçai mirëpriti pjesëmarrjen e tyre në negociata, njoftoi RIA.

Rusia nisi negociata ndërkombëtare për Afganistanin në prill të vitit të kaluar, por SHBA nuk morën pjesë, kujton ministria e jashtme ruse. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne