“Bisha” ruse e rrugës dhe e ujit

Quhet SHERP ATV. Është projektuar nga rusi Aleksey Garagashyan dhe është një lodër fëmijërore në përmasa reale.

Bëhet fjalë për një “bishë” që s’njeh pengesa. Rrotat e SHERP zënë 70 për qind të përmasave të tij dhe mekanizmi 4×4 e bën atë që të kalojë me lehtësinë më të madhe pengesat e papritura të terrenit.

Përsa kohë flasim për terren të thatë, ka plot mjete të tilla, por e veçanta e SHERP është se nuk është vetëm një automjet, por shndërrohet edhe në varkë dhe kjo falë rrotave që e mbajnë mbi ujë dhe funksionojnë si helika për të lëvizur mbi të.

Amfibi SHERP udhëton me një shpejtësi deri në 70 kilometra në rrugë dhe rreth 4 milje në ujë dhe për ta pasur, kompania prodhuese e ka nxjerrë në shitje për 65 mijë dollarë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne