Bitcoin shkon në 15,000 dollar, rritet me 3,000 dollar në 24 orë

Bitcoin kaloi për herë të parë vlerën e 14,000 dollarëve mbrëmjen e së Enjtes duke u rritur me 2,000 dollar në 24 orët e fundit ndërsa ditën e sotme monedha shkoi në 15,000 dollar.

Monedha kriptografike e filloi 2017-ën me një vlerë prej 1,000 dollarëshe ndërsa sot vijon rritjen e shpejtë pavarësisht shqetësimeve se është një flluskë financiare.

Aktualisht një bitcoin këmbehet me 15,184 dollar sipas CoinMarketCap. Sipas Coindesk.com bitcoin arriti këtë vlerë gjatë orëve të para të tregtimit në Azi.

Rekordi i ri vjen pak ditë pasi grupi CME lançoi kontratat bitcoin së bashku me dy bursa të tjera.

Firma CMC Markets thotë se rritja ka simptomat e një flluske financire dhe nuk dihet se kur do të shpërthejë.

Që nga fundjava bankat qendrore në Kinë dhe Indi kanë lëshuar paralajmërime për qytetarët dhe investitorët që investojnë në bitcoin duke thënë se mund të përballen me pasoja financiare dhe ligjore.

Bitcoin jo rrallë herë është krahasuar me tulip maninë e shekullit të 17 duke e konsideruar më shumë një flluskë sesa diçka që mund të jetë pjesë e jetëve tona të përditshme.

Kritikët thonë se është një flluskë e ngjashme me dotcom ndërsa të tjerët thonë se rritja po vjen si rezultat i pranimit të masë.

Çdo ditë krijohen 3,600 bitcoin të rinj dhe aktualisht janë 16.5 milion monedha në qarkullim nga limiti maksimal prej 21 milion.

Vlera e tregut e monedhës ka shkuar në 253 miliard dollar ndërsa e të gjitha monedhave në total në 403 miliard dollar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne