Bizneset shpëtojnë nga radhët: ja vërtetimet që do t’i marrin së shpejti online

Bizneset që duan vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti, vërtetimi të statusit të biznesit (nëse është aktiv apo pasiv, përfshirë edhe datën si dhe vërtetim të xhiros, së shpejti do të mund ti marrin këto shërbime online, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes përmes portalit E-Albania.

Sipas njoftimit zyrtar, pas analizimit të  situatës së krijuar pranë sporteleve fizike dhe në bazë të kërkesave të vazhdueshme, përmes investimit të AKSHI-t për shtimin e e-shërbimeve në portal, do të mundësohet shumë shpejt në portalin qeveritar e-albania ofrimi i 9 shërbimeve të reja elektronike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Aktualisht në portalin e-Albania, shërbimet kushtuar biznesit zënë një pjesë të konsiderueshme. Janë 719 të tilla, të cilat vijnë në ndihmë 24/24 në çdo ditë të javës, me anë të sporteleve virtuale.

Ja cilat janë tre prej shërbimeve të reja

Shumë shpejt tek e-Albania do të jetë aktiv shërbimi elektronik që u vjen në ndihmë tatimpaguesve të aplikojnë për vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti. Ky shërbim do të ofrohet menjëherë elektronikisht me vulë dixhitale, duke eliminuar tërësisht nevojën për paraqitje fizike pranë sporteleve të Drejtorive Rajonale të Tatimeve dhe duke garantuar një dokument me vlerë të plotë ligjore.

Një tjetër shërbim do t’u vijë në ndihmë të interesuarve është vërtetimi i statusit të biznesit (nëse është aktiv apo pasiv, përfshirë edhe datën), i cili po ashtu do të lehtësojë gjithë procedurën e përfitimit të këtij dokumenti, falë implementimit në të të vulës dixhitale.

Së bashku me vërtetimet e mësipërme edhe vërtetimi i xhiros për tre vitet e fundit u nevojitet bizneseve për përmbushjen e një sërë kërkesash të tjera proceduriale dhe gjen zbatim të gjerë si dokument shoqërues për një numër të madh shërbimesh të tjera.

Me kthimin e këtyre shërbimeve online, subjektet e interesuara do të ndihen më të lehtësuara, pasi deri më sot, iu është dashur që me anë të përfaqësuesve të tyre të adresohen fizikisht pranë zyrave rajonale të DPT-së.

 

Tjetër shërbim për maturantët

Matura Shtetërore mbetet një prej shërbimeve më të përdorura në portalin e-Albania. Krahas tij dhe “Notave të provimeve të maturës”, tek e-Albania do të jetë online së afërmi mundësia për “Kërkesë për kopje të testit”, shërbim elektronik ky i ofruar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).

Aplikimi i maturantit të interesuar për të marrë një kopje të testit të tij, do të procesohet nga specialisti i QSHA-së dhe kopja e testit të provimit do t’i vijë maturantit elektronikisht përmes portalit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne