Biznesi i vogël përplaset me Ramën: Po ta themi në sy, na mbytët me taksa e kontrolle

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim përfaqësues të biznesit të vogël, ku i pranishëm është edhe ministri Ahmetaj. Tema ishte për ti sqaruar biznesit të vogël TVSH dhe uljen e tavanit të xhiros. Por përfaqësues të biznesit të vogël u shprehën tejet të pakënaqur me reformat e qeverisë që kanë çuar në mbylljen e një sërë biznesesh. Rama nuk ka pranuar verejtjet e biznesit të vogël duke thënë “kjo është normale, se disa biznese mbyllen dhe të tjera hapen”.

Rama: Kësaj historie duhet ti japim fund një herë dhe përgjithmonë. Unë në bazë të takimeve kam nxjerr një konkluzion, biznesi i vogël nuk e kam tek TVSH, por tek tavani. Duke hapur këtë diskutim dhe duke shpresuar se jeni aq të sinqertë, unë dua të sigurojë se së bashku me ju do të arrijmë në një arsyetim logjik, që ju të merrni frymë lirisht. Duhet të shtypni atë kasën pa pikën e shqetësimit, dhe të mos keni frikë kur vijnë Tatimet.

Përfaqësuesi i biznesit: Ne kemi protestuar kemi mbyllur dhe dyqanet se së bashku kemi luftuar në vitin 2013. Ju duhet që të keni kujdes me biznesin, se na thoni jo jeni të këtij apo të atij. Ju lutem largohuni nga biznesi. Në katër vite janë mbyllur 82 mijë biznese.

Rama: Ku i gjeni këto shifra?

Biznesi: Janë marrë nga QKR.

Rama: Është gabim.

Përfaqësuesi i biznesit: Është e vërtetë, dhe në analizë është se janë mbyllur nga taksat. Ka pasur raste kur një biznes është kontrolluar 16 herë brenda një dite. Duhet bërë një projekt, pasi jemi bezdisur nga kontrolle pa asnjë efektivitet. Ne po ta themi në sy duhen rregulluar gjërat, nuk mund të vazhdohet kështu. Klima për të bërë biznes duhet ndryshuar. Kemi gjoba të shpeshta të majme dhe të kota. Besueshmëria e organeve të administratës me biznesin nuk është aty ku duhet. Por të falënderoj për vetëpunësimin, këtë po ta them që është një arritje e madhe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne