Bledi Çuçi: Prokuroria doli bllof, nuk ka asnjë hetim në Itali për Tahirin

I ftuar në emisionin “Mirmëngjes Shqipëri” të gazetarit Enkel Demi, deputeti socialist Bledi Çuçi foli për seancat dëgjimore në Këshillin e Mandateve për rastin e Saimir Tahirit.

Ai tha se prokuroria nuk kishte asnjë provë për ish-ministrin e Brendshëm. Në këtë moment gazetari Demi e pyeti se a kemi të bëjmë me një “komplot” italian për të nxjerrë bllof prokurorinë, por Çuçi u përgjigj se në përgjimet e italianëve nuk kishte asnjë dyshim për Tahirin.

“Është përfundim shumë i rëndë ky, por italianët në asnjë moment nuk kanë dyshuar për Saimir Tahirin. Nga italianët në asnjë moment nuk është marrë as i pandehur dhe as në hetime Saimir Tahiri. Nuk ka asnjë çështje në Itali për Saimir Tahirin. Vetë përgjimet në fakt të nxjerrin në konkluzionin që Saimir Tahiri nuk është i përfshirë në këtë çështje. Nëse edhe italianët do të kishin hyrë në dyshime, do të ishte indice më e fortë. Nuk ka pasur asnjë sekondë një tentativë të tillë”, tha Bledi Çuçi.

Ai gjithashtu tha se për votimin në seancë të mërkurën për Saimir Tahirin do të jetë një vendim i përbashkët i socialistëve, që do të vendoset në mbledhjen e grupit parlamentar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne