Bleu një aparat fotografik të vjetër, vajza tmerrohet nga pamjet që gjen brenda

Përfundimisht, aparatet e vjetra fotografike kanë gjithmonë diçka shumë interesante dhe të mistershme brenda tyre dhe këtë e di shumë mirë Kati Dimoff, fotografe në Portland. Sa herë që i jepet mundësia ajo shkon në dyqanet e gjërave të përdorura, duke shpresuar se do të mund të gjejë një aparat të vjetër fotografik.
Këtë vit ajo arriti të blinte një aparat tip Argus C2, brenda të cilit gjeti fotografitë e një shpërthimi kaotik në malin Santa Elena në vitin 1980. Argus C2 është një aparat që rezistonte gjatë dhe është prodhuar në një fabrikë në Ilinois mes viteve 1938-1942.

Në fotografitë që ajo gjeti tregoheshin pamje nga shpërthimi i ndodhur në vitin 1980, ku 57 persona ndërruan jetë dhe shumë të tjerë u lënduan rëndë. Shpërthimi i ardhur nga vullkani që ndodhet në veri të vendit shkaktoi pasoja e dëme në vlerën e 1.1 miliard dollarëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne