Mbyllja e portave kufitare të Jemenit pas direktivës së forcave të koalicionit që kryesohen nga Arabia Saudite pengon seriozisht punimet e ndihmave njerëzore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Fadile Shaib, në deklaratën me shkrim, bëri të ditur se mbajtja mbyllur e portave kufitare prej 5 ditësh në Jemen është bërë shkak për përkeqësimin e gjendjes njerëzore në këtë vend.

Në deklaratë tërhiqet vëmendja se burimet në përfaqësinë e tyre në Jemen janë pakësuar dhe mbyllja e të gjitha kalimeve përnjëherësh si nga toka, ajri ashtu edhe nga deti, pengojnë seriozisht punimet e ndihmave njerëzore të kësaj organizate.

Në deklaratë bëhet e ditur se një anije me 250 ton ndihma mjekësore, ndër të cilat ka pajisje për operacione, pajisje anestezie, inkubator për premtuare, tableta për pastrimin e ujit dhe pajisje të tjera mjekësore, mbahet e mbyllur në Portin Hudeyde dhe nuk kalohet nga Xhibuti për në Jemen./ trt

12