Bllokimi i vizës amerikane, Adriatik Llalla: Donald Lu gënjeu Departamentin e Shtetit!

Pas bllokimit të vizës amerikane për të dhe familjen e tij, ish Prokurori i Përgjithshëm i është kundërpërgjigjur ambasadorit amerikan, Donald Lu nga Wall Street Journal.

Llalla e akuzon ambasadorin se e ka gënjyer Departamentin Amerikan të Shtetit, në lidhje me veprimtarinë e tij.

“Ai (Adriatik Llalla) mohoi çdo akuzë për korrupsion, përmes një emaili ku iu përgjigj pyetjeve me shkrim, duke thënë se nuk ka asnjë hetim për të nga autoritetet shqiptare.

Bllokimi i vizës për të dhe familjen e tij është pasojë e një armiqësie mes tij dhe Donald Lu, thotw Llalla.

“Jam i sigurtë se vendimi është marrë bazuar në keqinformimin e dhënë për personin tim nga ambasadori Donald Lu për Departamentin e Shtetit” tha ai” shkruan Wall Street Journal.

Por një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha të premten se departamenti “ka informacione të besueshme që Z. Llalla Adriatik Llalla: Donald Lu gënjeu Departamentin e Sështë i përfshirë në korrupsion gjatë mandatit të tij”. Pas këtij reagimi, departamenti nuk bëri komente të tjera.”

Gazetari i Wall Street Journal, Samuel Rubenfeld shkruan se Llalla dhe Lu janë përplasur për reformën në drejtësi, duke kujtuar këtu se pasuesja e Llallës (Arta Marku) u zgjodh mes bombave tymuese në parlament.

Llalla ka thënë për Wall Street Journal se ai nuk di çfarë provash për korrupsion ka ShBA për të, por ai ka fajësuar Donal Lu duke thënë se “keqinformoi dhe keqinformoi me qëllim”.

“Ai më ka ofenduar mua dhe familjen time dhe të gjithë trupën gjyqësore dhe të prokurorëve, duke na trajtuar i kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht” ka thënë Adriatik Llalla për WSJ.

Por në të njëjtën ditë, Zëri i Amerikës kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme një qëndrim “nëse do të ndërmerret apo jo ndonjë veprim ndaj ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar atij hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni”

“Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë i jep përparësi integritetit moral dhe profesional të zyrtarëve. Populli shqiptar pret dhe meriton që zyrtarët të punojnë me ndershmëri dhe integritet në të mirë të interesit publik”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa shton se ky institucion “u jep mbështetjen e plotë të gjithë prokurorve që punojnë me përkushtim, dinjitet dhe integritet” e se “gjithashtu mbështet qëndrimin për ndëshkimin e cilitdo që cënon parimet e Shtetit të së Drejtës”.

Rasti i zotit Llalla ishte i pari i një zyrtari të lartë shqiptar ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara marrin sanksione të tilla. Javën e shkuar ish kryeprokurori u tërhoq nga e drejta për të qenë gjykatës në Apel duke prefruar të mbetet jashtë sistemit të Drejtësisë. Një vendim i cili solli sot dhe ndërprerjen e procesit të rivlerësimit të nisur ndaj tij.

Duke komentuar lëvizjen e pak ditëve më parë të zotit Llalla, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu u shpreh se “tërheqja nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga Vetting-u, duhet të kenë frikë dhe nga hetimet e pashmangshme penale”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne