Bllokohen 1.6 miliard dollarë nga kapitali i Iranit në Luksemburg

Gazeta amerikane Nju Jork Times shkruan se Luksemburgu ka bllokuar 1.6 miliard dollarë të Bankës Qendrore të Iranit.

Kjo gazetë ka thënë se në vitin 2011 disa prej familjarëve të viktimave të ngjarjes së 11 shtatorit kanë hapur padi në gjykatë kundër Iranit me pretendimin se Irani ka mbështetur autorët përgjegjës për sulmet terroriste të 11 shtatorit në Amerikë. Pas kësaj padie gjykatës Xhorxh B. Daniels ka dënuar Iranin me pagimin e shumës 2 miliard dollarë si dëmshpërblim për familjarët e këtyre viktimave dhe si gjobë ka vendosur shumë 5 miliard dollarë. Ky verdikt për shkak të pamundësisë për konfiskimin e kapitaleve të Iranit për disa vite ka qëndruar i pezulluar derisa kompania Kilerstreem në Luksemburg bllokoi shumën 1.6 miliard dollarë nga kapitalet e Bankës Qendrore të Iranit. Vitin e kaluar familjarët e viktimave të ngjarjes së 11 shtatorit, kanë bindur gjykatën e Luksemburgut që të lëshojë vendim për bllokimin e kapitaleve të Iranit. Kohë më parë është publikuar një raport prej 28 faqesh të komitetit hetimor të ngjarjes së 11 shtatorit 2001 dhe në to është theksuar se shtetasit arabë janë përgjegjës për rrëmbimin e avionëve që u përdorën për kryerjen e sulmeve terroriste të 11 shtatorit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne