Bllokohen rrugët në Tiranë, shoferët e autobusëve solidarizohen me studentët

Bllokohet transporti urban në zonën e Selvisë në Tiranë prej studentëve të fakultetit të Mjekësisë, duke krijuar trafik deri në qendër.

Studentët e fakultetit të Mjekësisë në turmë bënin thirrje për një arsim cilësor. Ata gjithashtu i kërkonin klientëve në lokalet ngjitur që të çoheshin nga kafja për t’iu bashkuar protestës së tyre.

Pavarësisht bllokimit të rrugës, shoferët e autobusëve i binin burive në shenjë solidariteti me studentët, duke bërë që thirrjet e ekzaltuara të studentëve të shtoheshin edhe më shumë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne