Bloomberg: Amerika mund ta lejojë Arabinë Saudite të pasurojë uraniumin

Faqja e internetit e Bloomberg, thotë qeveria e Presidentit të SHBA Donald Trump ka inkurajuar Arabinë Saudite që të rishikojë bashkëpunimin me kompanitë amerikane për të ndërtuar reaktorë bërthamorë në vend. Nëse sauditët bashkëpunojnë me këto kompani, Amerika mund ta lejojë Arabinë Saudite që të pasurojë uraniumin.

Bloomberg citon dy burimeve në kushte anonimiteti të kenë thënë se gjatë një udhëtimi të fundit të sekretarit të energjisë së SHBA Rick Perry në Arabinë Saudite është diskutuar për projektet bërthamore. Marrëveshjet më të hershme të Shteteve të Bashkuara e ndaluan Arabinë saudite nga pasurimi dhe përpunimi i uraniumit dhe gjatë administrimit të administratës së Presidentit Barack Obama, negociatat mbi përdorimin e teknologjisë amerikane në projektet bërthamore të Arabisë nuk dhanë asnjë rezultat. Mirëpo sot me ardhjen e Donald trump po lehtëson kushtet për të ndihmuar kompaninë Westinghouse dhe kompanitë e tjera amerikane që të nënshkruajnë kontrata me Arabinë Saudite në këtë fushë. Të dy zyrtarët e qeverisë amerikane të mërkurën përmendën një takim për të detajuar marrëveshjen mbi bashkëpunimin bërthamor me Arabinë Saudite, e cila quhet “Marrëveshja 123”. Sipas Unionit Bërthamor Botëror, Arabia Saudite planifikon të ndërtojë 16 reaktorë bërthamorë me vlerë më shumë se 80 miliardë dollarë në 25 vitet e ardhshme./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne