Bloomberg: Trump, Arabia Saudite dhe EBA kanë heq dorë të sulmojnë Katarin

Burime informative kanë bërë të ditur se presidenti i SHBA, Arabia Saudite dhe EBA kanë heq dorë nga vendimi për të sulmuar Katarin.

Sipas këtyre burimeve, presidenti i SHBA Donald Trump nuk ka pranuar të sulmojë në fazat e hershme të krizës diplomatike arabe, bën të ditur agjencia e lajmeve Tasnim. Dy burime informative i kanë thënë rrjetit të lajmeve Bloomberg se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po synojnë një rrugë tjetër për të përmbysur qeverinë e Katarit. Në një bisedë me krerët e këtyre vendeve, Trump i paralajmëroi ata se çdo veprim ushtarak do të shkaktonte një krizë në Lindjen e Mesme dhe do të ishte në interes të iranianëve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne