Bojkotohet fjalimi i Mike Pence në parlamentin izraelit

Mbi 10 deputet arab të parlamentit izraelit kanë bojkotuar fjalimin e Maike Pence, zv/presidentit të Amerikës.

Gazeta sioniste “Jerusalem Post” në faqen e saj në internet në një analizë nga Gil Hafman ka shkruar: “13 deputet arab të partisë “Lista e Përbashkët” në parlamentin e Izraelit nuk do të marrin pjesë në seancën e fjalimit të Maike Pence, zv/presidentit të Amerikës, që zhvillohet ditën e hënë”. Pas vendimit të Donald Trump më 6 dhjetor të vitit 2017 për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist, deputetët arab të parlamentit izraelit kanë deklaruar se do ta bojkotojnë fjalimin e Maike Pence në këtë parlament. Ahemed Tajibi, deputet arab në parlamentin izraelit, ka thënë se Maike Pence ka qenë një prej faktorëve kryesor që ka ushtruar ndikim mbi qeverinë e Amerikës në lidhje me çështjen e Kodsit të shenjtë. Ai dhe Trump kanë shkelur të drejtat e popullit të Palestinës dhe kanë dëmtuar palestinezët të krishterë dhe myslimanë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne