Bomba e pashpërthyer: Kurdistani “i pavarur”

Përpjekjet politike dhe diplomatike janë intensifikuar në krye të referendumit të propozuar për pavarësinë e Kurdistanit Irakian i planifikuar për tu mbajtur në datën 25 shtator. Kurdët janë të shpërndarë nëpër Lindjen Muslimane si në Iran, Irak, Turqi dhe Siri.

Në Irak, kurdët kanë krijuar një shtet të pavarur de facto duke e quajtur atë Qeverinë e Përkohshme të Kurdistanit (PKG) që kur SHBA pushtoi dhe shkatërroi Irakun në vitin 2003. Natyrisht, themelimi i KPG nuk ka shkuar mirë për qeverine e Irakut në Bagdad.

Me Sirinë e përfshirë në një luftë të nxitur nga jashtë, vendet e tjera – Irani, Iraku dhe Turqia – kanë intensifikuar përpjekjet për të parandaluar një referendum mbi pavarsinë. Nëse referendumi rezulton në një shtet të pavarur kurd, kjo do të kishte pasoja katastrofike për të gjithë rajonin.

Ndërsa kurdët kanë ankesa të ligjshme që duhet të adresohen me seriozitet, pavarësia nuk është zgjidhja për problemet e tyre. Lindja Muslimane tashmë është e zhytur në shumë probleme që janë rezultat i drejtpërdrejtë i ndarjes së saj të imponuar nga fuqitë koloniale të Britanisë dhe Francës nëpërmjet Marrëveshjes Sykes-Picot të vitit 1916.

Për fat të keq, kurdët e kanë lejuar veten e tyre qe të manipulohen nga cionistët, burimi kryesor i telasheve dhe paqëndrueshmërisë në rajon. Entiteti i paligjshem sionist dhe SHBA kanë kuptuar se komploti i tyre për të përmbysur qeverinë në Siri ka dështuar.

Plani i tyre B është ndarja e Sirisë dhe Irakut përgjatë vijave etnike duke filluar me kurdët. Kurdët nuk duhet ta lejojnë këtë komplot djallëzor që të ketë sukses./ Gazeta Impakt

burimi:crescent

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne