Bomba e Wikileaks: CIA na përgjon edhe nëpërmjet aparatit të TV

Wikileaks ka tronditur sërish më publikimin e materialeve të reja. Bëhet fjalë për disa mijëra ‘file’ (dosje) tepër sekret të agjencisë amerikane të spiunazhit CIA, ku janë të zhvilluar softverë të përparuara se si përgjohen njerëzit

Bëhet fjalë për programe shumë të përparuara ku CIA mund të ndërhyjë me përgjime aty ku askujt nuk ja merr mendja, deri në ambientet intime në banesa, shkruan Kosova sot.

Të ashtuquajturat “armët kibernetike” është thënë se kanë synuar Windowsin, Androidin, iOS, OSX dhe kompjuterët e tipit LINUX, si dhe rrjetin e internetit.

Edhe një televizor në banesat e njerëzve mund të shndërrohet në objektin nëpërmjet të cilit CIA të ndjekë çdo bisedë me cilësi të lartë.

Plot 8761 dosje me materiale janë publikuar për herë të parë nga Wikileaks dhe pas tronditjeve të viteve të fundit që ka pësuar nga Snowden, këto materiale do zhysin në një krizë të re CIA-n sipas Wiklileaks. Organizata e Julian Asange mund të ketë në dorë edhe mijëra materiale të tjera që komprometojnë rolin e agjencisë inteligjente. Sipas Wikilekas “CIA ka humbur arsenalin e vet kundër hakerave”.

Mes materialeve që posedohen, ka edhe programe që përdoren për të sulmuar grupimet e hakerave apo edhe shtete të ndryshme. Por këto materiale, Wikilekas ka vendosur të mos i publikojë pasi rrezikohet të bien në duar të gabuara dhe të sjellin kaos në sistemin informatik botëror.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne