‘Bomba është gati për të shpërthyer’: Liderët muslimanë dhe evropianë dënojnë ashpër Trampin për njohjen e Jerusalemit

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit u dënua ashpër në rrang botëror. Disa vende myslimane bënë thirrje për rezistencë të armatosur ndërsa Bashkimi Evropian kërkoi pajtueshmëri me rezolutat e OKB-së.

Menjëherë pas njoftimit të mërkurën nga Tramp, Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas tha se Amerika nuk mund të shërbejë më si ndërmjetës i bisedimeve të paqes izraelito-palestineze. Ai hodhi poshtë lëvizjen amerikane, duke thënë se Jeruzalemi është “kryeqyteti i përjetshëm i shtetit të Palestinës”.

Grupi palestinez Hamas bëri thirrje për një kryengritje të re kundër Izraelit në përgjigje të vendimit amerikan.

Kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah mbështeti thirrjet e Hamasit për një intifadë të re kundër Izraelit. Nasrallahu dha këtë njoftim, “Trampi i tha Izraelit, Jeruzalemi është i juaji dhe është nën sovranitetin tuaj.” Ai gjithashtu paralajmëroi se muslimanët dhe vendet e tyre të shenjta përfshirë Xhaminë el-Aqsa në Jeruzalem ndodhen në “rrezik të madh” si rezultat i njoftimit të Trampit.

Njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit është “komploti i ri i Amerikës” kundër botës islame, tha presidenti iranian Hassan Rouhani. Popujt në rajon duhet të “bëhen të vetëdijshëm dhe të jenë në gadishmëri përballë Amerikës, entitetit sionist (Izraelit) dhe bishtave të tyre”, shtoi.

Lidershipi e Turqisë paralajmëroi se vendimi i Trampit do të kishte pasoja katastrofike për Lindjen e Mesme dhe i bëri thirrje Uashingtonit të kthejë vendimin e tij. “SHBA i ka tërhequr unazën një bombe e cila është e gatshme për të shpërthyer në rajon”, tha kryeministri turk Binali Yildirim, duke përsëritur edhe një deklaratë të mëparshme nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Siria gjithashtu e dënoi ashpër njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit, duke thënë se kjo përbënte një “krim”.

Arabia Saudite tha se e ka ndjekur njoftimin e Trampit me “hidhërim të thellë” pasi ai tregonte “një hap të madh prapa në përpjekjet për të çuar përpara procesin e paqes” midis Izraelit dhe Palestinës. Mbretëria e Gjirit i kërkoi Uashingtonit të ndryshojë masën, duke paralajmëruar për “pasoja të rrezikshme” si rezultat i lëvizjes së ambasadës amerikane në Qytetin e Shenjtë.

Qeveria e Irakut shprehu shqetësimin se njohja e Jeruzalemit nga Uashingtoni mund të çojë në një “përshkallëzim të rrezikshëm që do të ushqejë ekstremizmin dhe do të krijojë kushte të favorshme për terrorizmin”. Ndërsa një grup paramilitar lokal shia, Harakat Hezbollah al Nujaba, tha se “vendimi ishte një marrëzi” i cili i vendos trupat amerikane në Irak në rrezik.

Reagimi evropian ndaj deklaratës së Trump nuk ishte as më pak emocional dhe as më pak i keq. Franca dhe Gjermania theksuan se vendimi shpërfilli të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu keqardhje për vendimin “e njëanshëm” të Trump, duke nënvizuar se Franca “nuk ka për ta miratuar” atë.

Zëdhënësi i Angela Merkelit tha se kancelarja gjermane “nuk e mbështet” njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit. Në një deklaratë, Merkeli tha se Berlini do ti përmbahej rezolutave të OKB-së, të cilat e bëjnë të qartë se “statusi i Jerusalemit duhet të negociohet si pjesë e negociatave për një zgjidhje me dy shtete”. Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel paralajmëroi se qëndrimi i ri amerikan do të provokonte një “përshkallëzim të ri në konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve”.

Njohja amerikane e statusit të kryeqytetit të Jeruzalemit u mirëprit vetëm nga vetë Izraeli, me kryeministrin Benjamin Netanyahu i cili lavdëroi Trampin.

“Kjo është një ditë historike”, tha Netanyahu, duke shprehur shpresën se “shumë” vende të tjera do të ndjekin hapat e SHBA-së./rt/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne