Bombat e SHBA-së mbërrijnë në Jemen përpara ndihmës humanitare

Kryetari i Organizatës për të Drejtat e Njeriut të Muvatine, me bazë në Jemen, Raziye al Mutewekkil i ka bërë thirrje kongresit të SHBA-së për të ndaluar shitjen e armëve ndaj Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke u shprehu se : “Bombat e SHBA-së mbërrijnë në Jemen përpara ndihmës humanitare.

Në Komitetin Amerikan të Dhomave të Përfaqësuesve i Punëve të Jashtme për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore dhe Nënkomisionin e Terrorizmit Ndërkombëtarë, Mutewekkil ka bërë disa vlerësime në lidhje me krizën humaniare në Jemen . Mutewekkil i cili tha se në duart e kongresit amerikan janë gjetur shumë mjete për të krijuar presion mbi Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, u shpreh se: “Por kongresi duhet të zgjedhë t’i përdorë ato.”

Mutewekkil vuri në dukje se përveq houthëve, edhe palët e qeverisë Hadi dhe ushtria e Jemenit e mbështetur nga koalicioni i Gjirit kanë kryer “aktivitete të frikshme” ndaj civilëve në vend, duke shtuar se: “Kjo është një krizë e shkaktuar nga njerëzit. Jemenasit nuk po vdesin nga uria, por po vriten.”

Mutewekkil u shpreh se koalicioni nën udhëheqjen e Arabisë Saudite, ka vrarë mijëra civil duke përdorur armët e SHBA-së, si dhe shtoi se viktimat civile në sulmet ajrore mund të parandaloheshin, por koalicioni nuk i kushtoi vëmendje kësaj. Mutewekkil u shpreh se shumë prej sulmeve të organizuara nga Koalicioni i Gjirit në Jemen , mund të çojnë në krime lufte. Ai tha se në vend se SHBA-ja të ndaloj shitjen e armëve ndaj koalicionit të Gjirit, nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ai ka marrë fjalë vetëm për kujdesjen edaj viktimave, si dhe shtoi se edhe pse kanë kaluar dy vjet, Koalicioni i Gjirit vazhdon masakrat në Jemen.

‘PAS VRASJES SË KHASHOGGIT, VËMENDJA U KTHYE NGA JEMENI’

Mutewekkil u shpreh se: “Pas vrasjes së (Jamal) Khashoggit, vëmendja u kthye nga Jemeni. Bisedimet e Stokholmit treguan se komuniteti ndërkombëtar mund të ushtronte presion për të ndaluar krizën në Jemen. Por kjo duhet të vazhdoj.” Ai tha se kongresi i SHBA-së mund të kërkojë llogari nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të përdorur armët e SHBA-së në vrasjet në Jemen., duke shtuar se: “Këtë muaj, SHBA ka premtuar miliona ndihma humanitare në Jemen, por Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shesin armë në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Bombat e SHBA-së arrijnë tek jemenasit përpara ndihmës humanitare.”

Duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth perceptimit të SHBA-së në Jemen, Mutewekkil tha: “Jemët e shohin SHBA-në si një palë të luftës në një mënyrë shumë negative. Ka zemërim kundër SHBA-së në Jemen.” Nga ana tjetër, ish nënsekretarja e SHBA-së, Dafna Rand, e cila foli në të njëjtën seancë, tha se të dyja palët në Jemen nuk janë të pafajshme dhe se normat e së drejtës ndërkombëtare nuk merren parasysh në vend.

Rand u shpreh se mbështetja e SHBA-së ndaj Koalicionin e Gjirit në Jemen, ka një kosto të rëndë morale, duke shtuar se: “Dëmtimi i normave të së drejtës ndërkombëtare në Jemen nuk mund të kufizohet vetëm në Gadishullin Arabik.” Rand tha se nuk pret ndonjë zgjidhje politike në Jemen së shpejti dhe shtoi se: “Në vitin 2016, qeveria amerikane ishte shumë e fokusuar dhe në Jemen u krijua një armëpushim, por për dy vjet Jemeni nuk ka qenë fokusi i politikës së jashtme të SHBA. Kongresi mund të bëjë një përpjekje për ta kthyer vëmendjen e administratës së Trump në këtë drejtim.”

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne