Jack Ma, themeluesi i kompanisë kryesore kineze, Alibaba Group Holding Ltd. Është anëtarësuar në Partinë Komuniste të Kinës. Lajmi është bërë publik nga mediat kineze që thonë se Ma ka dhënë kontribute për zhvillimin e vendit.

Ai është zgjedhur si një ndër 100 njerëzit të cilët Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës do të nderojë me rastin e festimeve të 40 vjetorit të nisjes së reformave dhe hapjes së vendit. Përfshirja e Ma në radhët e Partisë Komuniste provokon pyetjen sesi është e mundur që një parti që predikon komunizmin të pranojë si natyrale një miliarder që përfaqëson të kundërtën e saj. Një arsye është fakti se Kina që me Deng Xiaoping nis politikën e reformave ekonomike që sollën rritje të paprecedentë ndërkohë që një tjetër arsye është edhe fakti se Ma ka qenë mbrojtjës i politikave të presidentit aktual kines, Xi Jinping.

15