Bosit të drogës, Edi Ramës, iu kapën 2.3 ton kanabis!

Pas kapjes së rreth 2.3 ton kanabis në San Benedetto në Tronto të Italisë, e cila sipas mediave italiane është ngarkuar në Shqipëri, por policia shqiptare thotë se nuk ka elemente që lidhin këtë rast trafikimi me Shqipërinë, ka reaguar deputeti i LSI Endrit Braimllari.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ deputeti i LSI thotë se bosit të drogës, Edi Ramës, iu kapën 2.3 ton kanabis, ndërsa bërtet për task-forcën që do të luftojë trafikun e drogës.

Ja çfarë shkruan Endrit Brahimllari:

Bosit të drogës, Edi Ramës, iu kapën 2.3 ton kanabis!

Bërtet për task-forcën që do të luftojë trafikun e drogës, por kjo task-forcë nuk ekziston. Në të vërtetë funksionon vetëm si bordero pagash për kultivuesit dhe trafikantët.

Bosi i drogës vazhdon me show-n e tij mediatik ndërkohë që Shqipëria fundoset gjithmonë e më shumë në pasiguri dhe bën lajmin kryesor në mediat Europiane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne