Bosnja kujton nisjen e luftës me masakrën e Bijelinjes: si u derdh gjak në Ramazan

Bosnja kujton sot startin tragjik të një lufte po aq tragjike, e cila shënoi me mijra viktima nga masakrat serbe.

Më 31 mars të vitit 1992, në natën e 28 të Ramazanit, serbët nisin sulmet mbi banorët muslimanë boshnjakë të qytezës Bijelinje duke mos kursyer as xhamitë. Ç’prej atëherë, nis të dalë në pah dhe emri i famëkeqit Arkan.

Për gati katër dite e net me radhë, u vranë me dhjetra civilë boshnjakë. Vrasjet u kryen nga pjesëtarët e Gardës Vullnetare Serbe (SDG), paramilitare të Serbisë dhe nën komandën nominale të APJ-së, e cila ishte në varësi të presidentit sSlobodan Miloseviç. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne