Bosnjë-Hercegovinë – 35 viktima të Gjenocidit të Srebrenicës përcillen për në Potoçari

Autokolona me mbetjet mortore të 35 viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës u nis të hënën nga qyteti Visiko. Përcjellë me lule dhe lutje, autokolona mbërriti në Varrezat Monumentale të Potoçarit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=k3yAJ2dGTr8]

Mbetjet mortore u vendosën në ish-fabrikën e baterive të Potoçarit, e cila përdorej si bazë gjatë luftës nga ushtarët holandezë të misionit paqeruajtës së OKB-së.

Në gërmimet e realizuara pas luftës për gjetjen e të zhdukurve, mbetjet mortore të zbuluara nëpër varre masive, pas identifikimit të tyre, rivarrosen në Varrezat Monumentale të Potoçarit me një ceremoni që organizohet çdo 11 korrik.

Mes këtyre 35 viktimave që do të rivarrosen të mërkurën, më i riu ishte 16 vjeç dhe më i moshuari 71 vjeç kur u masakruan nga forcat serbe.

Pas ceremonisë së sivjetme, numri i përgjithshëm i viktimave të varrosura në Potoçari do të rritet në 6.609./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne