Shqipëria renditet në vendet e konsumit të moderuar të alkoolit, sipas një artikulli të publikuar nga Medias-presse.info.

Vendet janë ndarë në tre kategori të mëdha: konsumi pakët (0-6 litra në vit për person), vendet normale (7-12 litra) dhe ato të alkoolizuara (13 e sipër), si dhe 19 nënkategori në varësi të sasisë së konsumit të alkoolit.

Në vendet me konsum thuajse zero janë vendet myslimane, ku në Arabinë Saudite është e ndaluar me ligj.

Shqipëria futet në vendet që konsumon me pak se 10 litra, së bashku me 16 shtete të tilla se Shtetet e Bashkuara, Holanda, Bosnja, etj.

Vendi që konsumon më shumë alkool është Lituania, me një mesatare 18.6 litra për frymë.

248