Bota e shqetësuar nga ndërhyrjet e Amerikës

Rezultat e sondazheve më të fundit tregojnë se niveli i shqetësimeve në botë për shkak të ndërhyrjeve të Amerikës është shtuar dhe këto ndërhyrje konsiderohen kërcënim serioz.

Agjencia hulumtuese Pew me qendër në Uashington thotë se 38% e të anketuarve në 30 vende të botës janë shprehur të shqetësuar nga fuqi dhe influenca e Amerikës të cilën e konsiderojnë kërcënim. Në vitin 2013 kjo përqindje ka qenë 13. Rritja më e madhe e këtij shqetësimi është vënë re në Spanjë ku 59% e të anketuarve influencën dhe fuqinë e Amerikës e konsiderojnë kërcënim. Edhe në Turqi, 72% e të anketuarve janë shprehur të shqetësuar për këtë rast që në krahasim me një vit më parë ky shqetësim është shtuar me 28%. 35% e të anketuarëve në Australi dhe Britani janë shprehur të shqetësuar nga kërcënimi i influencës dhe ndërhyrjeve të Amerikës. Përveç kësaj 60% e të anketuarve janë shprehur se ISIS dhe ndryshimet klimatike janë kërcënim për sigurinë e tyre kombëtare ndërsa 51% janë shprehur se kërcënim përbëjnë sulmet kibernetike dhe ekonomia globale./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne