Bota myslimane duhet të zgjohet nga gjumi

İBRAHİM KALIN

Shtetet myslimane po ballafaqohen me problemet e brendshme dhe të jashtme. Sa do që të duken të vështira dhe në agoni, ato nuk janë të pazgjidhshme. Për zgjidhjen e tyre janë të nevojshme diskutime serioze. Vendet myslimane nuk jetojnë në izolim. Ato janë pjesë të rendit aktual botëror, i cili pa dyshim është jo i drejtë, jo funksional dhe diskriminues. Trashëgimia e kolonializmit akoma është e freskët dhe vazhdon të mbajë shtetet myslimane nën presion. Gara botërore për fuqi, epërsi dhe luftërat nëpërmjet ndërmjetësve shumë keq ndikojnë në aktualitetin e tanishëm dhe në ardhmërinë e tyre. Fajin e madh kanë intervenimet e jashtme të cilët si qëllim kanë mbajtjen e rendit hegjemonist dhe eksportues.

Por, shtetet myslimane njashtu vuajnë nga plagët të vetë shkaktuara. Ndarjet e brendshme, mungesa e vizionit dhe lidershipit, sundimi i keq, abuzimi i resurseve natyrore, nacionalizmat etnik dhe ndarjet sektare gjymtojnë potencialin e tyre të vërtet dhe i bëjnë të prira për manipulim. Mungesa e fuqisë politike dhe ekonomike është e barabartë vetëm me varfërimin intelektual. Mungesa e kuptimit të drejtë, të traditës nga njëra anë dhe të bashkëkohores nga ana tjetër, sjellin te të gjitha llojet e problemeve me identitetin dhe vetë perceptimin. Terrorizmi vendor dhe ekstremizmi i dhunshëm, të nxitur dhe të manipuluar nga faktorët të ndryshëm dhe anët e interesuara, jo vetëm që turpërojnë myslimanët, por njashtu i shkatërrojnë jetët dhe shpresat për ardhmërinë më të mirë.

Vendet myslimane posedojnë pjesë të konsiderueshme të resurseve natyrore botërore duke përfshirë naftën, gazin, mineralet dhe pylltarinë. Kanë popullatë kryesisht të re në raport me Evropën, Japoninë dhe SHBA-ve. Por, kontributi i tyre në GDP-në botërore është shumë i vogël. Myslimanët përbëjnë 21% të popullatës botërore(1,5 miliard), ndërsa përbëjnë vetëm 5% të GDP-së globale. GDP-ja mesatare për kokë banori është rreth 5.000 dollar që është gati tri herë më pak se mesatarja globale prej 13.000 dollar. Vetëm disa vende myslimane kanë modelin e qëndrueshëm të zhvillimit dhe tregojnë shenja të suksesit për shkak të zvogëlimit të varfërisë dhe shpërndarjes së njëjtë të pasurisë. Vetëm një grusht universitetet në vendet myslimane po depërtojnë në kulmin botërore, gjegjësisht në listën e 500 universiteteve më të mira.

Numri i rezultateve akademike dhe shkencore në këto universitetet dhe institute hulumtuese është i papërfillshëm. Në tërësi, kjo nuk është pamje e mirë. Ja, ku duhet nisur: duhet të pranojnë se kjo nuk është pamje e shkëlqyer dhe duhet ndalur me botëkuptimin se vetëm pse besojmë në Zot do të jemi gjithmonë të suksesshëm. Feja nënkupton inteligjencën dhe kërkon punë të rëndë dhe angazhim të vazhduar. Duhet kuptuar se nuk mund të presim të tjerët të punojnë atë që është e mirë për neve. Duhet të kërkojmë performancë të veprave tona dhe të punojmë më shumë se kurrë për të formësuar ardhmërinë vetanake. Pa ndjenjën e përgjegjësisë dhe drejtimit, nuk mund të theksojmë se jemi të dobishëm për vetveten tonë dhe të tjerët.

Duhet tejkaluar versionet e ndryshme të nacionalizmit mendjengushtë dhe të miratojnë këndvështrim më të gjerë në botë. Asnjë problem i ynë lokal apo nacional nuk do të zgjidhet pa vështrim të kujdesit në problemet e fqinjëve tanë. Pa marrë parasysh sa shumë dryna të vendosim, shtëpitë tona nuk do të jenë të sigurta pa ndërtim të fqinjësisë sonë të sigurt dhe të qetë për të gjithë neve. Pasi që problemet tona janë të lidhur ndërmjet dhe kërkojnë partneritet, duhet punuar bashkërisht. Jouniteti në botën myslimane ka çmim të lartë për çdo çështje të madhe nga Palestina në Somali, nga lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm gjer në zvogëlimin e varfërisë.

Uniteti nuk do të thotë njëtrajtshmëri, as pluralizmi nuk do të thotë kaos dhe çrregullim. Çështja është në atë të shihet uniteti prapa shumë formave. Ky parim, të cilin Ibn Arabiu e quan”uniteti brenda diversitetit”, referohen në të gjitha fushat e ekzistencës. Kjo është përpjekje që bota të shihet në të gjitha dimensionet e saj duke mos humbur perspektivën gjithëpërfshirëse të unitetit dhe integritetit.

Ajo çka është ironike dhe e dëshpëruar lidhur me mungesën e unitetit në botën myslimane është se feja islame bazohet në parimin themelor të unitetit të Zotit(tevhid) , por, shtetet myslimane nuk po mund të arrijnë unitetin as në shpirtrat e tyre e as në veprimet e përbashkëta. Sikurse thotë Mulla Sadri, ata të cilët nuk mund të realizojnë unitetin në shpirtin e vet, nuk mund të kuptojnë rëndësinë e unitetit të Zotit. Rezultati është kaosi, rrëmuja dhe humbja e resurseve shpirtërore, intelektuale dhe natyrore.

Bota myslimane duhet të zgjohet nga gjumi i saj dhe të merr përsipër përgjegjësin për tanishmen e saj dhe ardhmërinë e saj. Të fajësohen vetëm tjerët për problemet tonë nuk do të zgjidhen problemet. Kjo do të çojë vetëm tek përtacia intelektuale dhe ndjenjës së rreme komfore. Nuk ka dyshim se duhet të mbrohemi nga intervenimet eksplatuese dhe imperialiste. Por, gjithashtu duhet fshirë mbeturinat nga oborri ynë.

Nuk mundemi të luftojmë në mënyrë të duhur në botën e jashtme pa arritjen e paqes së brendshme, fuqisë dhe integritetit. Ajo çka është jashtë është manifestimi i asaj brenda nesh. Pamja shqetësuese e gjendjes aktuale të botës myslimane është reflektimi i kaosit të saj të brendshëm, rrëmujës dhe varfërisë.

Burimi : Preporod / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne